Photos
14.05.2013
Në 14 maj, Ambasadori Alexander A. Arvizu, inaguroi Qendrën Informative të Arsimit Amerikan në Shqipëri. Ai u shoqërua nga Zv. Ministri i Arsimit Ardian Tana, Administratorja e Deleguar e Universitetit Marin Barleti znj. Adriana Berberi, përfaqësues të Ambasadës Amerikane në Shqipëri, drejtes e nxënës të shkollave të mesme e të larta në Shqipëri, të cilët ishin pjesëmarrës në këtë event të rëndësishëm.

Kjo Qender ndodhet pranë Universitetit Marin Barleti në të dy kampuset e tij, në kampusin e studimeve Bachelor dhe në kampusin e studimeve Master.

Në këtë event të rëndësishëm të organizuar në mjediset e UMB-së, z. Ambasador u prit nga znj. Adriana Barberi, e cila në fjalën përshëndetëse të saj theksoi bashkëpunimin e vazhdueshëm të Ambasadës Amerikane në Shqipëri me Universitetin Marin Barleti.
Pas fjalës përshëndetëse të Ambasadorit u pre dhe shiriti i inagurimit të Qendrës EDUSA bashkërisht nga z. Arvizu dhe znj. Berberi.
Kjo Qendër është sponsorizuar nga Ambasada Amerikane dhe do të ndihmojë studentët Shqiptarë që duan të studjojnë në SHBA.

EDUSA falenderon përzemërsisht Ambasadorin Alexander A. Arvizu, Elizabeth A. Lewis, Mirela Çupi, Brian J. Street, Ilva Cuko, Niles E. Cole, etj. për mbështetjen e vazhdueshme.