Photos
12.11.2013
Ditën e Martë, datë 12 nëntor, ora 16.00, Qendra EDUSA organizoi në Kampusin 1 të Universitetit “Marin Barleti”, 2 prezantimet e radhës mbi mundësitë e studimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Këto prezantime u mbajtën nga Cheryl Francisconi, Regional Educational Advising Coordinator (REAC) for Southern Europe dhe Jonida Lamaj, Director of Advising Center for Albania.

Cheryl fillimisht, ofroi një pasqyrë totale se si është i ndërtuar arsimi në SHBA, nivelet e tij dhe vijoi me përputhshmërinë e tyre me sistemin arsimor shqiptar. Në fund të prezantimit të saj, ajo shpjegoi mundësitë dhe kategoritë e bursave dhe inkurajoi të gjithë studentët dhe gjimnazistët e pranishëm për të shprehur mendimet dhe dëshirat por edhe pritshmëritë e tyre në momentin që zgjedhin të aplikojnë në një universitet amerikan.

Ndërsa Jonida, në prezantimin e saj ofroi një pasqyrë të përgjithshme për të gjitha hapat që ndiqen për të aplikuar në një universitet amerikan, kur është koha e duhur për të aplikuar dhe cilat janë disa nga kërkesat kryesore, por edhe cilat janë shërbimet bazë të qendrës.

Në fund të prezantimit, i cili u mbajt për rreth një orë e gjysmë, një hapësirë e konsiderueshme kohore i ishte rezervuar edhe seksionit pyetje – përgjigje.