Qendra Informative e Arsimit Amerikan ne Shqiperi ka marre pjese ne Edicionin e IV-te te Panairit Work & Study ne Shqiperi.
14.10.2013
Qendra Informative e Arsimit Amerikan ne Shqiperi ka marre pjese ne Edicionin e IV-te te Panairit Work & Study ne Shqiperi.

Panairi u zhvillua ne datat 11,12, dhe 13 Tetor 2013 ne Pallatin e Kongreseve ne Tirane.
Ne kete event morren pjese Institucione te Arsimit te Larte jopublik, Kompani Punesimi dhe Qendra Edukimi.
Gjate tri diteve, stenda e EducationUSA u vizitua nga shume maturante, studente dhe prinder te interesuar per te shkolluar femijet e tyre ne USA. Te interesuarit moren informacion te detajuar nga konsulentet e Qendres lidhur me menyren e perzgjedhjes se Universitetit, proceduren e aplikimit, mundesite e bursave te studimit etj..

Vizitoret e shumte te panairit paten mundesi te njihen me nga afer me programet Fulbright, Humphrey dhe Youth Exchange and Study (YES), te cilat ofrohen me burse nga Ambasada Amerikane dhe ECA.
Znj. Mirela Çupi, Asistente per Çeshtjet e Arsimit dhe Kultures ne Zyren e Mardhenieve me Publikun ne Ambasaden Amerikane, znj. Linda Meniku, koordinatore e programit YES per Shqiperine, dhe YES Alumni, informuan vizitoret per programet e mesiperme.

Studentet vullnetare shperndane materialet e printuara dhe moren kontaktet e te interesuarve per te pasur nje komunikim te vazhdueshem elektronik.