"Study in U.S" by Cheryl Francisconi
13.11.2013
Ditën e Martë, datë 12 nëntor, ora 16.00, Qendra EDUSA organizoi në Kampusin 1 të Universitetit “Marin Barleti”, 2 prezantimet e radhës mbi mundësitë e studimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Këto prezantime u mbajtën nga Cheryl Francisconi, the Regional Educational Advising Coordinator (REAC) for Southern Europe dhe Jonida Lamaj, Director of Advising Center in Albania.

Znj. Cheryl fillimisht, ofroi një pasqyrë totale se si është i ndërtuar arsimi në SHBA, nivelet e tij dhe vijoi me përputhshmërinë e tyre me sistemin arsimor shqiptar. Në fund të prezantimit të saj, ajo shpjegoi mundësitë dhe kategoritë e bursave dhe inkurajoi të gjithë studentët dhe gjimnazistët e pranishëm për të shprehur mendimet dhe dëshirat por edhe pritshmëritë e tyre në momentin që zgjedhin të aplikojnë në një universitet amerikan.

Ndërsa Jonida, në prezantimin e saj ofroi një pasqyrë të përgjithshme për të gjitha hapat që ndiqen për të aplikuar në një universitet amerikane, kur është koha e duhur për të aplikuar dhe cilat janë disa nga kërkesat kryesore, por edhe cilat janë shërbimet bazë të qendrës.

Në fund të prezantimit, i cili u mbajt për rreth një orë e gjysmë, një hapësirë e konsiderueshme kohore i ishte rezervuar edhe seksionit pyetje – përgjigje.

Ne kete takim morren pjese 20 gjimnaziste, 7 studente dhe printer te interesuar per te arsimuar femijet e tyre ne USA.