Nxenesit e shkolles se mesme Gramoz Palushi vizituan EducationUSA
27.03.2014
Më datë 27 Mars 2014, Qendrën Informative të Arsimit Amerikan në Shqipëri në zyrën nr. 1, e vizituan nxënësit e Gjimnazit “ Gramoz Palushi”.

Ky prezantim, i cili zgjati për rreth 15 minuta konsistoi në atë se cfarë është kjo qendër, pse është ngritur, cfarë shërbimësh dhe facilitetesh ofron. Maturantëve iu shpjegua në mënyrë të detajuar se si të perzgjedhin një universitet në SHBA, procedurat e aplikimit, aplikimi për bursa studentore, etj.

Gjithashtu atyre iu vendos në dispozicion gjithë materiali i nevojshëm shpjegues për qendrën, iu tregua ambjenti dhe biblioteka. Të interesuarit lanë kontaktet e tyre për të marrë edhe informacione të ndryshme promovuese elektronikisht.

Në total ishin 50 nxënës.