Maturantët e Shkollës së Mesme Profesionale - Kamëz vizituan EducationUSA
01.04.2014
Sot, më datë 1 prill 2014, maturantët e Shkollës së Mesme Profesionale - Kamëz, vizituan Qendrën Informative të Arsimit Amerikan në Shqipëri, në zyrën nr. 1.

Qendra informoi maturantet me te gjitha sherbimet qe ajo ofron dhe i ftoi ata te regjistrohen prane bibliotekes se EDUSA per te permiresuar nivelin e gjuhes Angleze dhe permiresuar njohurite e tyre ne fusha te ndryshme.
Maturantëve iu shpjegua në mënyrë të detajuar se si të perzgjedhin një universitet në SHBA, procedurat e aplikimit, aplikimi për bursa studentore, etj.

Gjithashtu atyre iu vendos në dispozicion gjithë materiali i nevojshëm shpjegues për qendrën, iu tregua ambjenti dhe biblioteka. Të interesuarit lanë kontaktet e tyre për të marrë edhe informacione të ndryshme promovuese elektronikisht.