EDUSA viziton Gjimnazin "Sandër Prosi", datë 25.03.2013
25.03.2013
Qendra Informative e Arsimit Amerikan në Shqipëri vizitoi më datë 25 mars, shkollën e mesme "Sandër Prosi" në Tiranë.
Stafi i EDUSA-s dha një informacion të përgjithshëm të shërbimeve që ofron kjo qendër duke bërë një prezantim të shkurtër në maturat e këtij gjimnazi.
Nxënësit e interesuar lanë kontaktet e tyre për të marrë informacion javor të përditësuar rreth eventeve të qendrës.