Programi i doktoratës "Studime ndërkombëtare për familjen dhe komunitetin"
29.10.2013
Universiteti Clemson në Karolinën e Jugut SHBA, në bashkëpunim me Universitetin Marin Barleti, Tiranë, ri-hap  aplikimet për vitin akademik 2014-2015 për programin e doktoratës "Studime ndërkombëtare për familjen dhe komunitetin". Programi ofrohet nga Universiteti  Clemson në bashkëpunim me Universitetin Marin Barleti, në Tiranë.

Nëpërmjet këtij programi Universiteti Clemson synon të afrojë së bashku profesionistë dhe kërkues nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Rajoni i Ballkanit me qëllim krijimin e një grupi studjuesish të një niveli të lartë, si dhe t’iu krijojë mundësinë të kualifikohen në mënyrë cilësore, kosto më të ulët dhe pa u shkëputur nga aktivitetet profesionale.
 
Ky program është një mundësi e shkëlqyer kualifikimi për ata që vijnë nga fusha e shkencave sociale, humane, ligjore, mjekësore por edhe për ata që kanë një karrierë të konsoliduar profesionale në fushën e zhvillimit të familjes dhe komunitetit.

Programi ofrohet në Tiranë, me kurrikulën e një universiteti prestigjoz amerikan, profesorët dhe metodat e tij, dhe në fund studentët do të marrin titullin PhD nga Universiteti Clemson.


Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë në këtë fazë të parë duke sjellë:

·         Një letër motivimi me 500 fjalë.
·         Diplomën e studimeve bachelor dhe listën e notave (të skanuar nga orgjinali) + 1 kopje të tyre në gjuhën angleze të noterizuar.
·         Diplomën e studimeve master dhe listën e notave (të skanuar nga orgjinali) + 1 kopje të tyre në gjuhën angleze të noterizuar.
·         Certifikatë të gjuhës angleze (jo e domosdoshme nëse demonstroni se keni njohuri shumë të mira të gjuhës angleze)
·         Një CV të kohëve të fundit.

Do të pranohen aplikime deri në muajin Janar 2013.
Të gjitha dokumentat mund ti dërgoni ne fazen e pare me e-mail në adresën doctorate.ifcs@umb.edu.al ose MSMALL@clemson.edu
Numri i të përzgjedhurve do të jetë i kufizuar, dhe rregjistrimet bëhen çdo 2 vjet...!

Bashkelidhur do te gjeni dhe nje broshure me informacion te zgjeruar rreth programit ne gjuhen shqipe dhe angleze

Për çdo informacion mund të shkruani në adresën doctorate.ifcs@umb.edu.al ose të vini në Universitetin Marin Barleti, Kampusi II Selite, Tiranë.
Për detaje të tjera në lidhje me përmbajtjen e programit mund të klikoni në: http://www.clemson.edu/centers-institutes/ifnl/gradstudies/index.html